A po e godet sërish Rama, Ilir Metën?

Ylli Manjani i ka bërë një nder jo të vogël mediave që për muaj me radhë pasqyruan përplasjet Meta-Rama dhe arsyen e përplasjeve.

Dje në “Opinion” Manjani pohoi se ka një ftohje ndërmjet dyshes së mazhorancës, dhe fillesat janë tek arrestimi I Kastriot Ismailaj. Nuk është e kuptueshme se pse ministri i Drejtësisë ka zgjedhur ta pohojë një gjë të tillë, vetëm një ditë para se Prokuroria të mbyllte hetimet dhe ta dërgonte dosjen Ismailaj në gjykatë.

Dosje që përmban shumë akuza, që nga ato për vjedhje, pastrim parash. Sipas prokurorisë, akuza të provuara nga përgjimet dhe lëvizjet bankare.

Pikërisht sot ka pasur një tjetër zhvillim. Në takimin ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe shefit të LSI-së Ilir Meta, ndryshe nga takimet e fundit ka pasur mjaft tension.

Burime pranë kryeministrit për SYRI.net konfirmojnë se më në fund kryeministri Rama i ka ngritur tonet me aleatin e tij: “Çfarë ke që flet lart poshtë, do ik nga qeveria?” e ka pyetur Rama Ilir Metën.

Kreu i LSI-së mësohet të jetë përgjigjur: “Jo po do pres kur do ma fusësh ti”. Burimi është i njëjtë me atë që konfirmonte përplasjen gjatë beharit dhe paralajmëronte dorëheqjen e Nasip Naços.

Pyetjet që shtrohen tashmë janë disa: A po e godet sërish Edi Rama Ilir Metën? Nga kush do ta pastrojë Shqipërinë Edi Rama? Dhe pse LSI akoma nuk ka dënuar dhunën e pretenduar nga qeveria në protestën e 8 Dhjetorit?

scroll to top