Absurdi i një Manifesti: Kërkon të pengohet analiza e MO-së. Ndërsa, Fejt të shpallet “non grata”!

Institucionet me çdo çmim të pengojnë marrëveshje të re kornizë e cila po përflitet për konferencën ndërkombëtare, Piter Fejt të shpallet “persona non grata”, të kthehet pavarësimi i shtetit përmes kthimit të Kushtetutës nga 1991 dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë të trajtohen si individë në vend se etnikisht apo partiakisht…

Këto janë kërkesat e “Manifestit maqedonas” dërguar institucioneve në vigjilje të organizmit të Konferencës ndërkombëtare për MO-në nën organizim të Sekretariatit të MO-së, kërkesa të cilat janë larg mendjes së shëndoshë.

“Kërkojmë të pengohet marrëveshja e re kornizë e cila do i jep fund shtetit maqedonas. Piter Fejt të shpallet ‘persona non grata’?, të kthehet Kushtetuta e ’91-shit, të anulohen gjitha ligjet me shumicë të Badenterit që janë në kundërshtim me konceptin qytetar dhe të kthehet koncepti qytetar i shtetit.

Qytetarët të mbështesin iniciativën para Gjykatës kushtetuese që të anulohet ligji për Prokurori paralele publike”, ka thënë Zapro Zaprov nga “Manifesti maqedonas, njofton gazeta proqeveritare maqedonase, “Dnevnik”.

scroll to top