Adelina Tahiri: Kam paditur mediat maqedonase

Këngëtarja e mirënjohur javën e shkuar pushtoi faqet e para të shtypit maqedonas.
Emri i saj lidhej me një vrasje në qytetin e Shkupit. Mediat deklaronin se arsyeja e konfliktit mes dy të rinjve, që pati dhe viktima, ishte pikërisht këngëtarja.
Menjëherë reagoi vetë Adelina, duke u shprehur se nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Po tashmë kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, biondja simpatike shprehet e zhgënjyer nga mënyra se si u trajtua ky lajm.
“Nuk guxoj të flas për këtë çështje, pasi tashmë po merret gjykata me çdo lajm. Kam mbetur shumë e zhgënjyer me mediat maqedonase, pasi më kanë përfshirë në një ngjarje që s’ka lidhje me mua”.
Me sa duket, e gjitha kjo situatë ka ndikuar jo pak tek Adelina, e cila krahas kësaj historie po vijon xhirimet e klipit të ri si dhe po përgatitet për natën e ndërrimit të Vitit të Ri, që do ta gjejë duke punuar në SHBA.

scroll to top