Slider

Ademi: Prej 1991 e deri më sot 43.321 shqiptarë kanë marrë shtetësi në Maqedoni

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka kumtuar sot, siç thotë, “të vërtetën për shtetësinë e shqiptarëve” në Maqedoninë e Veriut.

Ka deklaruar, se që nga viti 1991 e deri më sot, 43.321 shqiptarë kanë marrë dokumentin e shtetësisë dhe vetëm 3.374 janë refuzuar.

“E vërteta e shtetësisë që nga viti 1991 e deri më vitin 2021 është kjo. Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut dhe deri më sot, pra në 30 vitet e fundit gjithsej 43 mijë e 321 shqiptarë kanë marrë dokumentin e shtetësisë dhe vetëm 3 e 374 janë refuzuar. Ndërkohë, ju informoj se në proces e sipër për t’u pajisur me dokumentin e shtetësisë, janë diku mbi 2 mijë e 674 kërkesa, nga të cilat, më pak se gjysma janë shqiptarë, pra më pak se 1 mijë e 300 kërkesa. Edhe këtë çështje, qoftë edhe një person i vetëm pa shtetësi, që i plotëson kushtet, do ta zgjidhim”, tha Ademi në Kuvend, transmeton TV21.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button