Ademi ua rikujton deputetëve të VMRO-së, Xhaferi do të bëhet kryeparlamentar

Xhevat Ademi, deputet i BDI-së, nga foltorja e Kuvendit kërkoi nga deputetët e VMRO-së të jenë më të përgjegjshëm dhe se Talat Xhaferi do të jetë kryeparlamentar.

“Unë nuk propozoj dy ose tre kandidat, propozoj vetëm një, Talat Xhaferin. Nuk doni të dëgjoni këshillë me qëllim të mirë. Deri dje shumica e re ankohej, sot diçka ju po ankoheni. Ka mundësi që Talati të mos bëhet kryetar i Kuvendit për një javë, por për 10 ditë do bëhet”, potencoi Ademi dhe tha se “përveç komisionit i cili është pika e rendit të ditës, kryetari mund të zgjidhet edhe sipas propozimit të 20 deputetëve”, tha deputeti Ademi.

scroll to top