Ahmeti, 17 vjetori i MO-së: Vendi në prag të anëtarësimit në NATO

17 vjetori i nënshkrimit të Marrveshjes së Ohrit e gjen vendin në një moment shum të rëndësishëm, pasi jemi në porag të anëtarësimit në NATO dhe në prag të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, deklaroi Lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Me marrveshjen e Ohrit kemi një Maqedoni Ndryshe nga ajo që ishte para vitit 2001 thot lideri i BDI-së sipas të cilit kjo marrveshje mund të jet model edhe për venbdet tjera që kanë kriza.

“Jo rastësisht motoja në këtë përvjetor është rruga për në NATO dhe BE kalon nëpër Ohër. Vet marrveshja e Ohrit është si rezultat i përpjekjeve dhe vendosjes së standardeve që na afrojnë me evropën. Është si rezultat i vet angazhimit të që në këtë vend të instalohet paqa stabiliteti, siguria”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti njëherit bëri të ditur se partia e tij po bën përgaditjet për fillimin e fushatës në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit. I pyetur rreth deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar vuçiç për korrigjim të kufijve, Ameti me përgjigje.

“Zgjidhja e çështjes së problemit të Serbisë dhe Kosovës është shum me rëndësi jo vetëm për RM-në por edhe për tër rajonin e ballkanit perëndimor. Për të patur një paqë dhe stabilitet, për të patur një rajon më të zhvilluar për të patur një rajon më të paqt, sigurisht që edhe ky problem do të marr epilog. U bë demarkacioni me Maqedonin, nuk humbi asgjë Maqedonia. U bë demarkacioni me Malin e zi, vetëm që forcuan paqen stabilitetin dhe miqësinë midis vendeve. Dhe zgjidhja e problemit të Kosovës me Serbinë vetëm do të forcohet paqa stabiliteti dhe komunikimi mes vendeve të rajonit të ballkanit perëndimor”, theksoi Ahmeti.

Këto komente Lideri i BDI-së Ali Ahmeti i bëri me rastin e Akademisë përkujtimore të organizuar për nderë të njërit nga nënshkruesit e marrveshjes së Ohrit, ish liderit të PPD-së Imer Imerit.

scroll to top