Ahmeti: Brenda BDI-së nuk ka mosmarrëveshje partiake

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti hodhi poshtë zërat për mos-marrëveshje brenda partisë që ai udhëheq, duke e arsyetuar moton e manifestimit të nesërm si adekuate, pasi sipas tij, vendi ndodhet në prag të anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Aspak nuk ka mos-marrëveshje partiake dhe unë më duket se që në fillim e spjegova moton, sepse është momenti i tillë që ky organizim të bëhet nga zv.kryeministri për euro-integrime, sepse motoja e këtij viti është “Rruga për në NATO dhe për në BE kalon nëpër Ohër. Vet marrëveshja e Ohrit është si rezultat i përpjekjeve dhe vendosjes së standardeve që na afrojnë me Evropën. Është si rezultat i vet angazhimit të që në këtë vend të instalohet paqe, stabilitet dhe siguri”, është shprehur Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

scroll to top