Ahmeti – Jazbec: Kriza politike nuk duhet të kthehet në krizë ndëretnike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është takuar me Ambasadorin e Slovenisë në Shkup z. Milan Jazbec.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Jazbec bashkëbiseduan për zhvillimet politike në Maqedoni dhe për mënyrat e daljes nga ngërçi politik dhe institucional.
Z. Ahmeti njohtoi Ambasadorin Slloven se BDI ka biseduar me partitë kryesore parlamentare për të inicuar koordinim parlamentar në mënyrë që të vazhdojë dhe përfundojë seanca konstitutive e Kuvendit.
Kryetari i ri i zgjedhur i Kuvendit pas përfundimit të asaj seance duhet të njohton institucionin e Presidentit të shtetit për shumicën e re parlamentare dhe të kërkon ndarjen e mandatit për të formuar qeverinë.
Z. Ahmeti përsëriti që kriza politike dhe institucionale nuk duhet të kthehet në krizë ndëretnike dhe ftoi të gjitha palët që mos të kontribuojnë në këtë drejtim
scroll to top