Ahmeti: Manastiri, Prizreni dhe Vlora na përkujtojnë se jemi një

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook u ka uruar të gjithë shqiptarëve përvjetorin e Kongresit të Manastirit. Ai në profilin e tij thotë:
“ Sot, me krenari shënojmë përvjetorin e një nga vendimeve më të rëndësishme të burrështetasve dhe dijetarëve shqiptarë, atë të përcaktimit të alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit më 1908.
Ashtu si edhe Lidhja e Prizrenit më 1878 dhe shpallja e pavarësisë në Vlorë më 1912, 22 Nëntori i vitit 1908 solli vendim të guximshëm, historik dhe vizionar të më të mirëve të kombit tonë”.

Ahmeti e konsideron këtë ndodhi historike po aq madhështore sa Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe shpallja e Pavarësisë në Vlorë.

scroll to top