Akademikët: Kredia e fundit është e dëmshme

Huamarrja e re për nevojat aktuale është e keqe, por qytetarët nuk duhet të frikësohen për pagesën e rrogave, pensioneve, ndihmës sociale. Janë këto vlerësimet e akademikëve. Kryetari i ASHAM-it Taki Fiti, vlerëson se buxheti është në gjendje kur nevojat aktuale financohen përmes huamarrjeve.
“Ndonjëherë duhet të paguhen pagat dhe pensionet, sepse nuk ka të ardhura të sinkronizuara të fondeve në buxhet, në varësi cilat taksa shtetërore kur arkëtohen, ajo duhet të tejkalohet, dhe kur bëhet kjo përmes thesarit apo huamarrjes afatshkurtër është një gjë, por kur kemi huamarrje për të paguar shpenzimet e tanishme është shumë keq. Ne me siguri kemi ardhur në këtë gjendje”, tha Taki Fiti, kryetar i ASHAM.
Sipas akademikut Abdulmenaf Bexheti në situatën e tanishme, qytetarët janë të manipuluar. Ai u bëri thirrje politikanëve të mos ndërhyjnë në çështjet të cilat janë të parashikuara me buxhet dhe të orientohen drejt shkaqeve që çuan në këtë situatë.
Profesori universitar Marjan Petreski thotë se thirrjen që e drejtoi lideri i opozitës Zoran Zaev deri te bankat që të kenë kujdes çfarë financojnë, nuk mund ti parandalojë në blerjen e letrave me vlerë në qoftë se ajo është në interesin e tyre.
“Bankat shpesh janë të drejtuara nga politikat e tyre të biznesit, në këtë likuiditetin më të madh ta investojnë në letrat me vlerë relativisht pa rrezik. Sa mund të ndikojë një thirrje e mundshme nga partitë politike mbi bankat, nuk mund të them, por supozoj se nuk udhëhiqen nga thirrje të tilla”, tha Marjan Petreski- Profesor universitar.
Në ankandin e një dite më parë, në vend të shumës së planifikuar fillimisht prej 100 milion euro, shteti nga kreditorët e brendshëm kërkoi gati 94 milionë, ndërsa mori 72.6 milionë. Ministria e Financave njoftoi se në bazë të pagesës së rimbursimit të TVSH-së në ekonomi, kanë kthyer rreth 10 milionë euro.

scroll to top