Aksident tragjik, një i vdekur 2 të lënduar

aksident.jpg
Nga aksidenti me makinë që ka ndodhur sot rreth orës 5:00 në Raça, përveç viktimës, me lëndime të rënda ka mbetur edhe një person i moshës 25 vhjeçare, dhe një person tjetër ka marrë lëndime më të lehta.
Aksidenti ka ndodhur kur tre personat me automjetin “opel korsa” po ktheheshin drejt qytetit të Ohrit, me ç’rast R.D. i cili e drejtonte automjetin e kishte humbur kontrollin ndaj automjetit dhe kishte dalë në korsinë e kundërt të rrugës duke u përplasur në shtyllë elektrike.
Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll në praninë e Prokurorit publik dhe ekipeve policore nga SPB Ohër dhe janë ngritur gjurmë për ekspertizë.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e automjtetit.
scroll to top