Aktivisti i VV-së tregon sa u dënua që e gjuajti Murat Mehën me ve

vetevendosje.jpg

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka bërë të ditur se është dënuar me 20 euro gjobë, për gjuajtje me vezë ndaj Murat Mehës.

Azemi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk do ta paguajë këtë dënim pa u dënuar Murat Meha e shefat e tij.

“Gjykimet e dënimet politike do marrin fund shumë shpejt, ashtu siç morën fund pushtetarët që shkaktuan dëme të njëpasnjëshme por kurrë nuk u dënuan nga sistemi i Drejtësisë!”, ka shkruar Azemi.

Ndryshe, gjuajtja me vezë e Murat Mehës, atëherë kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, ndodhi në janar të vitit 2016.

Postimi i plotë:

Para disa dite me erdhi një letër nga Gjykata në shtëpi. Ishte një vendim për dënim me gjobë 20€.

Kur e kontrollova emrin e zyrtarit që ma kishte dërguar vendimin, në foton e dytë të profilit të tij ishte llogo e PDK-së, por megjithatë vendosa të shkojë ta shoh se për çka duhet të paguaj.

Kur shkova sot, me thanë se jemi dënuar së bashku me aktivistin Kushtrim Avdimetaj, me nga 20€ gjobë për gjuajte me vezë ndaj Murat Mehës. Përsoni që i bëri dëm një vendi duke faluar/shitur territore, e pa u dënuar ky e shefat e tij, jo nuk do paguajmë ne që protestuam simbolikisht. Gjykimet e dënimet politike do marrin fund shumë shpejt, ashtu siq morrën fund pushtetarët që shkaktuan dëme të njëpasnjeshme por kurrë su dënuan nga sistemi i Drejtësisë!

Shumë nga ne u rrahem e mbajtëm burg për protestat tona kundër Demarkacionit. Astriti u vra duke u akuzuar rreth kësaj çështje. Që demarkacioni të kalonte na thanë se vjen liberalizimi, përsëri gënjyen e gënjyen…

Por fatmirësisht soji i tyre morri fund!

scroll to top