Akuza parazgjedhore ndërpartiake – Zaev: Mediat janë armiq të opozitës

Akuzat e ndërsjella parazgjedhore ndërmjet dy partive më të mëdha, VMRO-DPME-së dhe LSDM-së filluan me buxhetin dhe mediat.

Sot, lideri i LSDM-së, deklaroi se armiqtë më të mëdhenj politikë, për opozitën, janë mediat. “Për momentin, qëndrim i LSDM-së dhe qëndrim i imi personal është se armik më i madh politik për ne si opozitë janë mediat, siç janë Sitelli, Kanal 5, Alfa TV, Dnevnik dhe MRT-ja. Ju jeni media, që, përveç tjerave, po financoheni edhe me paratë e qytetarëve. Këto para janë edhe të miat, edhe të tuat, edhe të opozitarëve, edhe të mbështetësve të pushtetit. Luftojmë për media të pavarura, dhe çdo praktikë ndërkombëtare, që mund të gjejë zbatim në Maqedoni, e që do të jetë në funksion të pavarësisë së mediave, për ne është e pranueshme”, tha Zaev.

Kundër Zaevit, me konferencë shtypi u paraqit edhe VMRO-DPMNE-ja.“VMRO-DPMNE-ja e dënon ashpër tentimin e sotëm të Zoran Zaevit dhe të LSDM-së ta heqin lirinë e shprehjes, duke i shpallur mediat për armiq”, tha Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE.

Dy partitë u konfrontuan edhe për auksionet e letrave shtetërore me vlerë. Lideri i LSDM-së thotë se partia do të bëj çmos, që të parandalohet korrupsioni zgjedhor dhe keqpërdorimi i financave publike për qëllime zgjedhore. Nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë që Zaevi dhe opozita, siç thonë, t’i lënë qetë edhe bankat, edhe mediat.

scroll to top