Al-Bagdadi transferohet në Libinë e Gadafit?!

Lideri i të ashtuquajturës “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Bagdadi është transferuar në Libi, lajmëron TASS.

Sipas TASS, Al-Bagdadi është shpërngulur nga Turqia në Libi që të fshihet nga shërbimet sekrete irakiane, të cilat mundohen që ta kapin. Ai disa herë deri më tani ishte vazhdimisht në lëvizje Irak-Siri për të evituar kapjen apo likuidimin e mundshëm, jamëron agjensioni iranian Fars, transmeton ilirianeës.mk.

Al- Bagdadi në tetor të këtij viti ishte plagosur nga në sulm ajror mb konvojin me të cilin udhëtonte, me çka i nënshtrohet një operacioni të suksesshëm. Mirëpo mungesa e barërave e detyron atë të shpërngulet në Turqi që t`i nënshtrohet mjekimit në spital, ndërsa në këtë operacion e ka ndihmuar CIA, raporton agjensioni iranian.

Al-Bagdadi, sipas informatave të FARS, është larguar për në qytetin libian Sirt, i cili është nën kontrollin e xhihadistëve./ilirianews.mk

scroll to top