Alarm për bombë në Tiranë, rezulton të jetë i rremë

Një sinjalizimin për një alarm për bombë është dhënë pak minuta më parë në sheshin “Skënderbej”, tek xhamia në Tiranë.

 Pranë xhamisë ishte ndodhur një çantë e dyshimtë.

Megjithatë, policia e Tiranës ka njoftuar se ka qënë thjesht një alarm fals për bombë tek xhamia e “Et’hem Beut”.

Të njëjtat burime shtojnë se çantën pranë xhamisë e kishte harruar një person.

Çanta në fjalë është kontrolluar nga ekspertët e xhenios. Në të kishte sende personale dhe se nuk bëhej fjalë për rrezikshmëri.

scroll to top