Alcatel sjell smartphone-in e ri

Alcatel sjell smartphone-in e ri, pjesë e serisë së IDOL, në konferencën e Berlinit.

IDOL 5 është dizajnuar për “brezin e tanishëm” me një funksion App Cloner të ri që u jep mundësi përdoruesve të qëndrojnë në shumë llogari vetëm në aplikacionin e një media sociale.

Telefoni me kosto të ulët është për momentin në ngjyrat argjend dhe e zezë dhe kushton 239 euro. IDOL premton tu dhurojë përdoruesve një ekuilibër mes stilit dhe funksionit.

Pajisja ka një kamerë të pasme 13 megapiksel me flash LED, si dhe kamerë të përparme 5 megapiksel, me një lente me kënd të gjerë 84, dhe flash duke ndihmuar përdoruesit të kapin selfie-n e duhur.

scroll to top