Alex Teixeira po shkon te Chelsea (Video)

Golashënuesi më i mirë në Evropë aktualisht, sulmuesi brazilian, Alex Teixeira është afër kalimit te Chelsea. Sulmuesi i Shakhtar Donetsk është në bisedime me skuadrën londineze e cila pritet të paguaj klauzolën e blerjes së tij në muajin janar.

Teixeira pritet ti kushtoi Chelseat hiç më pak se 30 milion funta. Ylli brazilian ka shënuar 21 gola në 22 ndeshje këtë edicion dhe është dukshëm golashënuesi më i mirë në kampionatet evropiane deri më tani.

 

scroll to top