Alpinisti kosovar ngjitet në majën e Korabit

Mali i Korabit është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore. Me një lartësi mbidetare prej 2 mijë e 765 metra kjo zonë njihet si njëra ndër zonat më të pasura me bukuri të rralla natyrore, gurë, shkëmbinj e kullota të pafund. E gjithë këto bukuri natyrore ka arritur që t’i prekë alpinisti kosovar, Blerim Bytyçi.

Ai në fund të muajit shtator arriti që në mënyrë të suksesshme t’i ngjisë 2 mijë e 765 metrat e këtij mali.  Në një mot të shkëlqyer Bytyçi ka arritur që për së afërmi t’i shohë bukuritë që i ngërthen mbi vete kjo zonë.

Në vazhdim keni fotot nga eksperienca e alpinistit Blerim Bytyçi në ngjitjen e këtij mali:

scroll to top