Slider

Alternativa sot do të vendos nëse do të jetë pjesë e Qeverisë

Vendimi përfundimtar nëse partia e Afrim Gashit, Alternativa, do të jetë pjesë e Qeverisë do të merret sot në seancën e organit më të lartë partiak – Këshillit qendror. Takimi partiak do të fillojë në ora 19 në selinë e partisë në Tetovë.

Për mbajtjen e seancës së Këshillit Qendror dje ka konfirmuar zëdhënësi i partisë Orhan Murtezani, i cili tha se sot do të merret vendimi përfundimtar dhe se më shumë informacione do të ketë në konferencën për shtyp pas seancës.

Kryetari i partisë Afrim Gashi deri më tani ka pasur tri takime me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, në të cilat është diskutuar për pjesëmarrjen e Alternativës në Qeveri dhe për mbështetjen e katër deputetëve të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button