Ambasadori Bejli: Jam i shqetësuar për afatet e prolonguara

Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli përmes profilit të tij në Twitter shprehu shqetësimin për shkak të prolongimit të afateve të caktuara me Marrëveshjen e Përzhinës.

“Jam i shqetësuar për shkak të asaj se afati i përcaktuar nga Komisioni shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është lëshuar. Pavarësia, përvoja dhe ekspertiza duhet të jenë kriter për zgjedhje të përfaqësuesve jopartiak. KSHZ ka shumë punë para prillit. Koha është shumë e shkurtër”, shkroi në Twitter, ambasadori Bejli.

scroll to top