Ambasadori rus: Nëse nuk mposhtet ISIS, rrezikohet Ballkani!

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Chepurin ka thënë se Ballkani dhe Kaukazi do ta pësojnë më së keqi nëse nuk shkatërrohet Shteti Islamik.

Këto komente Chepurin i ka bërë në një tryezë të rrumbullakët, e quajtur “Legjitimiteti i fushatës ruse në Siri, si dhe influenca gjeopolitike në Ballkan”, e organizuar nga organizata joqeveritare Qendra për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Beograd, transmeton arbresh.info.

Ai ka thënë se ISIS-i asnjëherë nuk do të mund të arrij të shkaktojë dëme në disa vende si Australia, por me siguri se disa shtete të tjera evropiane do të mund t’i arrijnë.

“Zonat më të ekspozuara janë Ballkani dhe Kaukazi. Do të mund të uleshim, të presim dhe të shohim se çfarë do ndodh – por nëse nuk i shkatërrojmë, ata do të vazhdojnë”, ka thënë Chepurin.

Ai ka thënë se Rusia dhe shumë shtete tjera po përballen me një zgjidhje të thjesht – “të presim që terroristët të fitojnë dhe të vijnë në shtëpitë tona, apo t’i kundërvihemi dhe të fitojmë”, ka thënë ambasadori.

“Ata do të kthehen së pari në Evropë dhe regjionet tjera prej nga kanë ardhur. Për këtë arsye ne jemi aleatë natyralë me Parisin, Berlinin, Romën dhe Beogradin”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Chepurin ka thënë se mbijetesa politike e presidentit sirian Basharal-Assad është e rëndësisë së dytë. “Më e rëndësishmja është mposhtja e Shtetit Islamik”, ka thënë ai raportojnë mediat beogradase./arbresh.info.

scroll to top