Andov “shigjeton” në Gligorovin, “lëndohet” Fërçkovski

A po e hiperbolizon rolin e tij në historinë më të re maqedonase deri në kufirin e mosshijes, ndërsa në dëm të aktorëve të tjerë politik të asaj kohe?
Këtë dilemë e ka hapur profesori Lubomir D. Fërçkovski, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Maqedonisë në kolumnën e tij të fundit kushtuar librit me titull: “Viti dramatik 1991“ të ish liderit të liberalëve dhe kryetar i parë i Parlamentit, Stojan Andov. Në kolumnën e tij Fërçkovski në mënyrë metaforike e krahason Andovin me “numër 1”, udhëheqës të grupit TNT të Alan Fordit.
“Njeriu më duket simpatik. Jemi në anë të njëjtë në këto rrethana aktuale të rrënimit të diktaturës në Maqedoni. Kam mirëkuptim për ndoshta ‘sëmundjen klasike’ të shkrimeve memoare, kur personazhi rolin e tij e rrit në pafundësi, deri në mosshije…”, shkruan Fërçkovski dhe shton se e nervozojnë dy rrethana, në siç thotë, “përrallën e vjetër për fitorenluftën dhe paqen… “Gligorovin nuk ka kush e mbron sot, por ndjenja e atij incesti politik që po bën Andov ndaj tij, thjesht është i gërditshëm…”, shkruan mes tjerash profesori Fërçkovski, njofton Utrinski.
Ndërkohë, autori i librit, Stojan Andov nuk ka dashur të komentojë qëndrimet e Fërçkovskit dhe nuk fsheh se është i kënaqur që memoaret e tij kanë shkaktuar interes.
scroll to top