Andreas Shojer: Maqedonia është partner i rëndësishm për Bavarinë dhe Gjermaninë

Intensifikimi i partneritetit me Republikën e Maqedonisë, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit në sferën e politikës së jashtme janë qëllimet në të cilat do të punojnë Gjermania dhe Maqedonia paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i partisë bavareze CSU, parti motër e CDU-së së kancelares Merkel, pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së.

“Maqedonia është partner i rëndësishëm për Bavarinë dhe Republikën Fderale Gjermane. Biseduam me delegacionin nga R.Maqedonisë si ta intensifikojmë partneritetin. Fillimisht, me miqtë nga Maqedonia dëshirojmë të organizojmë forum ekonomik në Bavari dhe shpresojmë se edhe mëtej do të bashkëpunojmë në sferën e politikës së jashtme. Ballafaqohemi me sfida të mëdha dhe dëshirojmë t’i japim perspektivë Maqedonisë në të ardhmen. Maqedonia zbatoi me siguri shumë reforma dhe Bavaria është partner stabil i Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Andres Shopjer, sekretar i përgjithshëm i CSU-së në Bundestagun gjerman.

Sipas Shojer, Maqedonia është pjesë nga familja evropiane, ka bërë shumë gjatë krizës së refugjatëve dhe ka zbatuar shumë nga intervenimet reformuese evropiane.

“Maqedonia ka perspektivë absolute në BE. Bavaria shihte si Maqedonia ballafaqohet me krizën migruese dhe për këtë ndjehemi edhe të obliguar edhe respektojmë çfarë politika në Maqedoni zbatoi reforma thelbësore në emër të integrimeve evropiane në Evropë. Për mua, Maqedonia është pjesë nga familja evropiane. Bavaria ka kontakte intensive me Maqedonie të cilat do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe mëtej”, deklaroi Shojer pas takimit me delegacionin e VMRO-DMNE-së, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

scroll to top