Angellov: Burg të përjetshëm për grupin e Kumanovës

Kryetari i Dinjitetit, Stojançe Angellov ka komentuar seancën gjyqësore në Maqedoni për grupin e Kumanovës që luftuan me policinë dhe ushtrinë më 9 dhe 10 maj, vitin e kaluar, njofton Telegrafi.
Angelov thotë ‘burg të përjetshëm për frymëzuesit, ekzekutuesit, vrasësit dhe të gjithë ata që janë përfshirë në vrasjen e policëve në lagjen e trimave” në Kumanovë.

Ai gjithashtu tha ‘në të ardhmen do të kërkojë për të futur dënimin me vdekje për vrasjen e çdo anëtari të policisë ose të Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Angelov nga Ministri i Brendshëm kërkoi për të hetuar ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, veçanërisht se pse nëntë ditë ishte e ditur se ekziston një grup i armatosur, por nuk është marrë ndonjë veprim konkret. /Telegrafi/

scroll to top