Ankaraja 10 mijë trupa shtesë kundër kurdëve

Qeveria turke vendosi të dërgojë 10 mijë trupa shtesë në juglindje të vendit në përpjkeje për t’i dhënë fund luftimeve me milicitë kurde, ndërkohë që në një valë të re dhune, që ndodhi sot, të paktën nëntë persona humbën jetën.
Gazeta turke proqeveritare “Yeni Safak” e konsideroi këtë si “operacion më të madhin në 10 vitet e fundit për të shpërbërë aktivitetin e milicive të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)”.
“Mes të vdekurve ishte edhe një fëmijë 11 vjeç”, sipas agjencisë kurde të lajmeve “Firat” që ndodhet në provincën Sirnal, pranë kufirit jugor.
Ndërsa ushtria turke nga ana e saj u shpreh se “vrau tetë përkrahës të PKK-së gjatë këtyre luftimeve”.

scroll to top