Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqipe do të vendoset në Çair

Ministria e kulturës brenda dy javëve do ta zgjedhë drejtorin e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni. Kjo vjen pas miratimit të qeverisë për formim e Ansamblit shtetëror për artisët shqiptarë. Sekretari shtetëror Valmir Aziri nuk e zbulon emrin e drejtorit, por thotë se ai do të jetë nga fusha e artit.

“Tash ministria e kulturës do ta përzgjedhë ushtruesin e detyrës të drejtorit të ansamblit, pastaj do të krijohet bordi dhe këshilli artistik i këtij ansambli, dhe këto do të vendosin për mënyrën e përzgjedhjes se këtyre të punësuarve. Në këtë institucion do të punësohen vetëm ata të cilët do të përmbushin kriteret ligjore dhe artistike”, u shpreh Valmir Aziri, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Vendi ku do të ushtojnë detyrën artistët do të jetë në sallën “Partizani” në Shkup. Aziri thotë se janë paraparë mjete edhe për përmirësimin e kushteve të sallës ku do të ushtojnë valltarët.
“Ansambli i valleve dhe këngëve shqipe në Maqedoni do ta ketë selinë në Çair në sallën Partizan. Për këtë sallë janë të ndarë 250 mijë euro për riparimin e saj”.

scroll to top