Arabia Saudite “hap zyrat” për femrat

vlcsnap-error922_1.jpg

Me urdhër të mbretit Salman tashmë gratë në Arabinë saudite mund të hynë në zyrat e institucioneve për shërbime të ndryshme pa pasur lejen e familjarëve të tyre.
Lëshime të brishta për femrat në Arabinë Saudite. Mbreti Salman ka dhënë një urdhër që u lejon atyre të mund të përfitojnë shërbime qeveritare pa pasur domosdoshmërinë e një lejeje nga bashkëshorti i tyre apo një tutor mashkull i familjes. Aktivistët e të drejtave të njeriut pohojnë se urdhëri do të lehtësojë dhe të drejtën tjetër ytë grave, mundësinë e punësimit apo ytë arsimimit të mëtejshëm. Madje ato mund të përfitojnë shërbime mjekësore pa pasur nevojë për lejen e bashkëshortit
Në Arabinë Saudite nuk ka ligje specifike që ndalojnë gratë të kenë shërbime të tilla megjithatë dosa prgabe dhe zyra qeverirare kërkojnë që të jetë bashkëshorti apo tutori mashkull që të bëjë kërkesën së pari. Në Mbretërinë konservatore Saudite një grua nëse nuk është e shoqëruar nga një mashkull nuk mund të dalë nga shtëpia dhe as mund të përdorë mjetet e transportit publik apo të drejtojë një automjet

scroll to top