Arbër Ademi: Objekte të reja shkollore në Reçicë dhe Bllacë!

FD57BE6B-CBC9-450D-8E87-C2F8A41D7D2D.jpeg

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot përmes një postimi në fejsbuk ka njoftuar se është shpallur procedura e prokurimit publik për ndërtimin e dy objekteve të reja shkollore, atë në Reçicë të Vogël dhe në fshatin Bllacë.

Ja postimi i plotë i Arbër Ademit:

“Objekt të ri shkollor për nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës dhe objekt të ri shkollor për nxënësit e fshatit Bllacë.
Ditë të mira për nxënësit e fshatit Bllacë, të cilët nuk do të kenë nevojë më të kalojnë kufirin, por do ta ndjekin mësimin në objektin e ri shkollor, i cili do të ndërtohen në një afat sa më të shpejt.Gjithashtu, mësimin do ta ndjekin në kushte më të mira, sipas standarteve evropiane edhe nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës.
Ashtu siç kemi thënë, krijimi i kushteve më të mira për mësim për nxënësit tanë është prioritet i ynë, andaj dhe ky mision nuk mbaron këtu.

*Sot është shpallur procedura e Prokurimit publik për ndërtimin e dy objekteve të reja shkollore në Reçicë të Vogël dhe në fshatin Bllacë” – ka shkruar Ademi.

scroll to top