Ardita Dani kryetare e re e degës së BDI-së në Kërçovë

0E918A3B-4CA8-4F68-B411-3A894E55061A.jpeg

Juristja e diplomuar Ardita Dani është kryetarja e re e degës së BDI-së në Kërçovë. Dani e cila ishte kandidatja e vetme e nominuar për kryetare në këtë degë, sot mori mbështetje unanime prej 110 anëtarëve të pranishëm në Kuvendin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim që u mbajt në Qendrën për Kulturë “Koço Racin” në Kërçovë.

Dani pas përzgjedhjes tha se për të kjo zgjedhje sa është nder aq edhe përgjegjësi intelektuale, dhe se është krenare që BDI si parti u kushton rëndësi të veçantë vajzave dhe grave.

“Dëshiroj një mesazh të veçantë t’ua përcjell të rinjve për të cilët do të vazhdojmë të jemi mbështetje që ata të ardhmen ta ndërtojnë në vendlindjen e tyre”, tha midis tjerash kryetarja e sapozgjedhur e degës së BDI-së, Ardita Dani e cila njëherësh është edhe koordinatore e grupit të këshilltarëve të BDI-së në Kuvendin e Komunës së Kërçovës.

scroll to top