Argjentinasi ia bën bajat Barcës dhe Realit,preferon Interin

Sulmuesi i Boca Juniors, Jonathan Calleri, ka pranuar se preferon të kalojë te Interi, para Real Madridit dhe Barcelonës.
22-vjeçari ishte në prag të kalimit te Palermo gjatë verës si zëvendësim për Paulo Dybalan, mirëpo mbeti në Argjentinë.
Tash, ai kërkohet nga shumë klube duke përfshirë edhe Chelsean, mirëpo preferon të zgjedhë Nerazzurrët, pasi mund të luajë më shumë.
“Kur e shikoj Ligën e Kampionëve nganjëherë ëndërroj që të jem në fushë. Interi është një klub që më pëlqen”.
“Nuk e shoh veten te ndonjë klub si Real Madridi apo Barcelona. E preferoj Interin”, ka deklaruar Calleri për soloboca.com.

Sipas Sky Sport Italia, zikaltrit do të bëjnë ofertë për sulmuesin gjatë afatit të janarit, mirëpo nuk mund ta kenë në skuadër për shkak të kufizimi të numrit të lojtarëve nga vendet jashtë BE-së.
Ata mund ta blejnë Callerin përmes ndonjë klubi tjetër në Serie A, si Chievo, Frosinone apo Atalanta.

scroll to top