Arrestohet se përktheu gabimisht fjalët që i tha turistja për vendin e tij

Një ciceron në një park në Tanzani është arrestuar pasi gabimisht ka përkthyer komentet e një turisteje që i tha ajo për shtetin dhe popullin e tij.

Në një video të gjatë që ka qarkulluar në internet, ciceroni thotë që turistja kërkon nga njerëzit e Tanzanisë që të ndalen së ankuari për urinë.

Turistja, në fakt, thotë se tanzanianët janë të mrekullueshëm, transmeton Koha.net.

Ciceroni është arrestuar me urdhër të ministrisë së turizmit për sjellje të këqija.

Tregjet e Tanzanisë njihen si “Shpirti i Afrikës” shkaku i turistëve që vijnë për botën e egër dhe peizazhet e jashtëzakonshme.

Ciceroni pritet të dënohet me 1300 dollarë dhe tre muaj burgim për deklarata të rrejshme, transmeton Koha.net.

Një gazetë në Keni ka publikuar bisedën e plotë të turistes dhe përkthimin nga ciceroni. Kjo është biseda e plotë:

Turistja: “Tungjatjeta. Vizita ime në Tanzani ka qenë e bukur, e jashtëzakonshme. Njerëzit janë të mrekullueshëm dhe miqësor. Gjithmonë më përshëndesin. Jam e lumtur që isha këtu. Vendi është i bukur, i bukur. Kafshët janë të mrekullueshme”.

Përkthimi i ciceronit: “Ju të Tanzanisë ankoheni shumë për urinë. Çdo ditë qani për urinë edhe pse keni shumë lule në shtëpi. Pse nuk i zieni ato lule dhe t’i pini. Nuk është mirë të qani/ ankoheni për urinë”.

Turistja: “Llojllojshmëria e kafshëve dhe njerëzve që shihni është e pabesueshme, si asnjë vend tjetër në botë. Është e mrekullueshme”.

Përkthimi i ciceronit: “Ju po kërkoni që presidenti të gatuajë për ju. A mendoni se presidenti është kuzhinier? A mund të punoni diçka, edhe të zieni teshat tuaja dhe t’i hani”.

Turistja: “Do të jetë përvojë e mirë që po i shijoni tërë këto gjëra që keni. Është fantastike dhe e pabesueshme”.

Përkthimi i ciceronit: “Merruni me diçka. Presidenti nuk mund të largohet nga presidenca që të gatuajë për ju. Ju mund të gatuani për vete”.

scroll to top