Arsenal vazhdon me fitore, ruan shpresat për Champions (Video)

a_1494966871-1454955.jpg

Arsenal ka vazhduar me fitore në kuadër të Premierligës, ku ka mposhtur Sunderlandin me rezultat 2:0

Arsenal ka shënuar fitore të merituar 2:0 ndaj Sunderlandit në Emirates Stadium, për të mbajtur gjallë shpresat për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Të dy golat në këtë fitore i shënoi sulmuesi kilian Alexis Sanchez në minutat 72’ dhe 81.

Dy shqippatrët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajtën për 90 minuta dhe treguan paraqitje shumë të mirë.

Në anën tjetër, Adnan Januzaj u inkuadrua vetëm në minutën e 82, ku zëvendësoi Manquillon.

Pas kësaj fitoreje, Arsenal mban pozitën e pestë me 72 pikë, 1 më pak se sa Liverpool në pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen e fundit Arsenal do ta luaj sërish në Emirates ndaj Evertonit, ndërsa Liverpool ndaj Sunderlandit, ku do të vendoset edhe kush do të shkojë në Ligën e Kampionëve..

scroll to top