As huliganët nuk i ndihmojnë Vardarit ndaj Shkëndijës

shkendija.png

Supersfida e javës së 28-të në Maqedoninë e Veriut mes Vardarit dhe Shkëndijë nuk ka prodhuar asnjë gol.

Barazim 0-0 në sfidën e luajtur në Shkup, teksa nuk munguan si gjithmonë koret raciste të tifogrupit “Komiti”, që gjithashtu e kanë shfaqur sa herë ka luajtur edhe kombëtarja e Maqedonisë së Veriut.

Vendasit patën më shumë raste për të shënuar, por mbrojtja e Qatip Osmanit mbajti mjaft mirë.

Shkëndija vazhdon që të kryesojë dhe të jetë e shkëputur me 12 pikë larg vendit të dytë, ndërsa kanë mbetur edhe 8 javë nga fundi i kampionatit dhe do të duhet edhe ca për të pritur matematikën.

scroll to top