Asad: Midis refugjatëve sirianë ka edhe terroristë

Midis refugjatëve sirianë, të cilët  po çajnë rrugën drejt Evropës, ka edhe terroristë, deklaroi presidenti sirian Bashar al Asad në një intervistë për Televizionin e Çekisë,  nga e cila sot u transmetuan disa pjesë, transmetojnë mediat britanike.
Të pyetur nëse evropianët duhet që të kenë frikë nga refugjatët e Sirisë, Asad përgjigjet se “ata janë konfuzë. Shumica prej tyre janë sirianë të mirë, patriotë, por, kuptohet midis tyre ka edhe terrorist të instaluar. E kjo është e vërtetë”.
scroll to top