Asad: Nuk negocioj me terroristë, por vetëm me opozitën

“Siria nuk do të negociojë me terroristë.” Ka qënë kjo deklarata e Presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, i cili pretendon se shtetet perëndimore po mundohen që t’a vendosin qeverinë përballë ekstremistëve. Ai u shpreh se dallimi midis forcave opozitare dhe militantëve është i madh dhe se një gjë e tillë nuk duhet keqkuptuar.

“Opozita është një term politik dhe jo një term ushtarak. Por, kur kjo fjalë përmendet në praktikë, Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe një grup shtetesh perëndimore, e keqkuptojnë dhe mundohen që të na ulin në bisedime me grupe militante. Ata duan që ne të negociojmë me terroristët, por unë mendoj se askush nuk do t’a pranonte këtë gjë për vendin e tij.”

Më tej Asad shtoi se qeveria e tij ësthë e gatshme që të diskutojë me opozitarët, por duke vendosur disa kushte. Sipas tij, cdo grupim duhet të dorëzojë armatimet përkatëse në mënyrë që palët të dialogojnë dhe aktivistët e burgosur të përfitojnë nga amnistia e premtuar nga Bashar al-Assad. Në mbyllje, Presidenti nënvijëzoi se zgjidhja e krizës në lindjen e mesme mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut me një opozitë reale, patriotike dhe kombëtare.

scroll to top