Astrit Gashi: Kryeministër e Qeveri, pasaportën për vizë tash kam me sjellë te ju!

Analisti politik dhe njëherësh njëri nga themeluesit e Gazeta Blic, Astrit Gashi e ka goditur fort Hashim Thaçin e Isa Mustafën për shkak të dështimit për liberalizimin e vizave. Ai në një shënim në Facebook ka pyetur dyshën udhëheqëse të Qeverisë se çka ndodhi me vizat, ndonëse koalicionin kinse e ndërtuan pikërisht mbi këtë zotim.

Ky është shënimi i tij i plotë:

TMERR: Burime ne qeverine e sotme vjet thojshin se Liberalizimi i VIZAVE ka qene premtimi kyç per ndertimin e koalicionit qeverises qe e kemi sot. Madje edhe opozita e theksonte se u eshte premtu e njejta gje.
E cka ndodhi tash- qe mbetem te izoluar?
A ka pergjigje Kryeministri dhe Qeveria e tij?
Kam shpresu dhe kam refuzu me kerku vize qe 1 vit- sepse ju kam besu ne kete pike! Vizen tash kom me kerku te ju!
Pse nuk punuat?

Pas kësaj Gashi ka lëshuar edhe një postim tjetër ku fton qytetarët ti dorëzojnë pasaportat para qeverisë:

scroll to top