Autobusët pa shofer, së shpejti në qarkullim

Autobusët pa shofer do të dalin nëpër rrugët e Zvicrës në pranverë të vitit të ardhshëm. Projekti është pjesë e testit të autobusëve të parë pa shoferë rrugëve publike në botë

Dy prej autobusëve pa shoferë, që janë disejnuar nga kompania BestMile, dhe janë realizuar në bashkëpunim me kompaninë zvicerane “Postbus”, do të bartin pasagjerë në qytetin e Sionit, në kantonin Valais, ku frengjishtja është gjuhë zyrtare.

Testimi dy vjeçar është një hap i rëndësishëm për teknologjinë e automjeteve autonome, por shërbimi në fjalë do të jetë i kufizuar. Dy autobusët e parë do të transportojnë nëntë pasagjerë dhe do të mbulojë vetëm rrugët turistike në qytetin e vjetër të Sionit. Shfrytëzimi testues i këtyre autobusëve është kontrata e parë komerciale “BestMile”, kompani e themeluar në janar të vitit të kaluar.

Dy themeluesit e saj janë të diplomuarit nga Instituti Zviceran Federal të Teknologjisë (EPFL) në Lozana, Anne Koymans dhe Raphael Gindrat. Të dy me ndihmën e ekspertëve të tjerë në fushën e tyre shkencore, kanë punuar për të zhvilluar algoritme që do t’u mundësojnë autobusëve navigacion të duhur nëpër rrugë, me të ciat do të identifikojnë pengesat në rrugë pa ndërhyrjen e shoferit. Autobusët do të kontrollohen në të njëjtën mënyrë si avionët nga kullat e kontrollit nëpër aeroporte.

scroll to top