Automjetet dhe amvisëritë ndotës më të më mëdhenj

Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Manastiri janë qytetet më të ndotura disa vite me rradhë. Këtu vazhdimisht, në çdo ndryshim të kohës regjistrohet, për dhjetë herë më shumë prania e mikrogramëve në metër kub.

Grupi intersektorial të cilin e përbëjnë ekspertë të ndryshëm nga Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Ambientit Jetësor dhe ajo e shëndetësisë, javën e ardhshme do të vendos se cilat do të jenë masat e mëtejshme për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Ndërkohë një ndër rekomandimet më të përfoluara në diskutimet e këtij grupi është zvogëlimi i numrit të madh të automjeteve, ndalimi i drunjëve të njomë që përdorin  qytetarët për të ngrohur shtëpitë e tyre, dhe shmangia e ndezjës së mbetjeve të mobileve në sobë druri  dhe vajrave te ndryshëm për nxemje të  autoserviseve.

“Grupi interesektorial mes tjerash rekomandon të vihen ose të ndërmerren aksione të ndryshme për zvoglimin e trafikut rrugor, ku gjatë kësaj periudhe do të krijohet një qarkullim i veçantë i automjeteve në kryqendër, dhe do të parandalohet përdorimi i lëndëve djegëse, siç është vaji, plastika dhe gomat. Nuk e di a do të kalojnë këto rekomandime në ndalesa të përkohshme për të parandaluar ndotjen e ajrit në vend” – tha Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas kompetentëve mënyrat e ndryshme alternative të transportit dhe kontrollet e përforcuara ndaj kapaciteteve industriale në këtë periudh do të kishin  ndihmuar në përmisimin  e situatës me ndotjen e ajrit.

Projekti i ri i Ministrisë  së Ekologjisë për Stabilizimin e emetimit të gazrave nga trafiku rrugorë nëpërmjet zvogëlimit të dyfishtë të shpenzimit të karburanteve, ka për qëllim mes tjerash të zvogëlojë ndotjen e ajrit  në ambient që vjen nga automjetet, ndërsa qyteti i Shkupit gjithashtu paralajmëroi pastrim dhe larje ditore të rrugëve dhe kantiereve të ndërtimit me kalcium magnesium-acetat si masa të përkohshme për t’i pastruar ajrin në kryeqendër.

scroll to top