Autostrada Kërçovë-Strugë, zëvendësministri Halimi inspekton punimet

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nimetulla Halimi, dhe drejtori i e NP “Rrugët e Maqedonisë” sot inspektuan punët e ndërtimit të autostradës Kërçovë–Strugë, një aks rrugor prej 42 km, që kap shifrën prej 374 milion eurove.

Punimet në këtë autostradë vazhdojnë me  intensitet të theksuar, 15 për qind e projektit është realizuar, ka përfunduar projekti i finzibilitetit dhe është formuar komision ndërministror për të gjetur mënyrën e realizimit të këtij aksi rrugor.

“Në periudhën 2014-2015 investimet në këtë korridor kapin shumën prej 393 milion euro, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të investohen 145 milion euro, ose në përgjithësi periudha 2014¬-2016 do të kap vlerën prej 540 milion euro, në kuadër të korridorit 8-të”– potencoi zëvendësministri Halimi me këtë rast.

scroll to top