Bakiu i degës së BDI-së në Saraj kritikon debatin në Rruga Drejtë

Anëtari kryesisë së deges së BDI-së në Saraj Bashkim Bakiu në një status të tij në Facebook është munduar të shkruaj diçka në lidhje me debatin në Rruga Drejtë ku morën pjesë Bujar Osmani, Zulfi Adili dhe Vesel Memedi.

Sipas Bakiut debatuesit skanë pasur njohuri në asnjë temë as për decentralizim as për buxhet as për funskionimin e shtetit.

“Atë qe shoh nga debutuesit, mungesë njohurie për decentralizimin, mungesë njohurie për buxhetin dhe në veçanti mungesë totale e njohurisë për funksionimin e sistemit politik”, ka shkruar Bakiu në Facebook.

Ndryshe sonte debati dha një frymë pozitive debatuese mes përfaqësuesëve politik shqiptarë si dhe ishin shembull për të treguar se shqiptarët në fund të fundit janë shqiptarë dhe për interes të kombit mund të bashkëpunojnë./TetovaSot.

scroll to top