Bakojani kërkon shpjegime nga Kocijas për çështjen e emrit

Një grup deputetësh të parlamentit grek i përbërë nga ish ministrja e punëve të jashtme Dora Bakojani, Janis Kefalojanis dhe Jorgos Kumucakos i kanë dërguar një letër qeverisë greke dhe ministrit të punëve të jashme Nikos Kocijas. Deputetët grek kërkojnë qartësimin e pozitës së qeverisë së tyre për çështjen e emrit

“Duke marrë parasysh se qëndrimet e disa përfaqësuesve qeveritar janë të ndryshme nga konsensusi nacional i arritur që në vitin 1993 për çështjen e emrit të fqinjit verior, kërkojmë nga ministri Kocijas të shpjegojë cili është qëndrimi zyrtar i MPJ-së greke” thuhet ndër të tjera në letrën e deputetëve – transmeton Zhurnal.

Disa deputet të partisë në pushtet Siriza kanë lënë të kuptohet se emri Maqedoni mund të përdoret nga fqini i tyre verior, çka nuk u ka pëlqejtur deputetëve opozitar të cilët insistojnë në përdorimin e një emri të pranueshëm për të dyja palët.

scroll to top