Bale drejt largimit nga Reali

bale.jpg

Futbollisti uellsian është i vendosur të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai ka oferta nga Kina, por edhe nga Anglia

Gareth Bale është i vendosur për t’u larguar nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Cadena SER”.

Përfaqësuesi uellsian nuk ka luajtur për gjigantin spanjoll muajin e fundit për shkak të një lëndimi.

Ndërkohë, ai është përfshirë nga Kombëtarja e Uellsit në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Azerbajxhanit dhe Hungarisë.

Duket se Bale është duke i zhvilluar ndeshjet e fundit me Realin pasi ai shpreson të largohet sapo të hapet afati kalimtar dimëror.

Për futbollistin e krahut të djathtë kanë arritur oferta të majme nga Kina.

Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në Angli, për t’iu bashkuar Manchester Unitedit ose Tottenhamit. /Gazeta Express/

scroll to top