Banorët e Thethit protestojnë: Jemi të bllokuar nga bora që më 4 janar

Banorët e Thethit kanë dalë në protestë ditën e sotme për zhbllokimin e rrugës nga dëbora. Ata po protestojnë përpara Bashkisë së Shkodrës pasi sipas tyre nuk është marrë asnjë masë për zhbllokimin e rrugës.

“Që më 4 janar rruga është e bllokuar. Deri tani nuk është marrë asnjë masë. Rrugët e bllokuara kanë dëmtuar dhe bizneset pasi nuk kanë pasur punë fare,” thonë ata.

Banorët e Thethit dorëzuan edhe një kërkesë zyrtare në Bashki, ku kërkonin hapjen e 7 km rrugë.

scroll to top