Barcelona e dëshiron mbrojtësin e Manchester City

barcelona.jpg

Barcelona e ka bërë top synim mbrojtësin tinejxher të Manchester City, Eric Garcia

Sipas Sport, Barcelona madje e ka lënë pas dore transferin e Pau Torres për ta transferuar tinejxherin e City.

Skuadra katalunase kohëve të fundit është përfolur për transferimin e mbrojtësit 23 vjeçar të Villarreal Torres, i cili ka mahnitur me paraqitjet e tij pas kthimit nga huazimi në Malaga.

Por, 19 vjeçari Eric Garcia duket se është bërë prioritet i Barcelonës dhe skuadra nënkampione e Anglisë është gati ta lë atë të largohet nga skuadra. /GazetaExpress/

scroll to top