Barcelona i gëzohet publikisht përjashtimit të Man City nga Liga e Kampionëve

auto_guardiola-4-780x4391500998069.jpg

Barcelona e ka shfaqur publikisht kënaqësinë me vendimin e UEFA-s për ta përjashtuar Manchester City’n nga garat evropiane, për shkak të dështimit për t’iu përmbajtur rregullave të fair-play’t financiar.

UEFA e pezulloi City’n nga pjesëmarrja në garat evropiane për dy vjet, për shkelje serioze të rregullave të fair-play’t financiar, transmeton Gazeta Express.

Vendimi i organit qeverisës së futbollit evropian e tronditi botën e futbollit dhe nxiti reagime të ndryshme, por ai i klubit katalonas habiti më së shumti.

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Emili Rousaud, tha: Barça është në favor të ruajtjes së parametrave të fair-play’t financiar, që është thelbësore. Klubet duhet të nxjerrin burime nga aktivitetet e veta, por ka klube të cilat kanë modele ndryshe dhe si pasojë nuk po iu përmbahen rregullave”.

“Ne i nxjerrim të ardhurat tona. Ka klube të cilat janë në pronësi të zotërinjve të caktuar, të cilat garojnë ndaj klubeve që përkrahen nga njerëzit e vet”, shtoi ai.

Edhe pse ekzistojnë marrëdhënie të mira mes Barcelonës dhe Manchester City’t, këto deklarata të Rousaud janë padyshim çuditëse. /Gazeta Express/  

scroll to top