Barcelona klubi më i mirë në Evropë

barca.jpg

Soccer Football - La Liga Santander - Real Madrid vs FC Barcelona - Santiago Bernabeu, Madrid, Spain - December 23, 2017 Barcelona’s Aleix Vidal celebrates scoring their third goal with Gerard Pique and team mates REUTERS/Sergio Perez

Barcelona është klubi i vetëm ende pa humbje në Evropë.

Barazimi 1-1 me Espanyolin të dielën, ishte ndeshja e 22-të në La Liga që Barcelona nuk njeh humbje, duke thyer kështu rekordin historik të klubit.

Barça aktualisht, në top 5 ligat Evropiane (La Liga, Serie A, Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1), është klubi i vetëm pa humbje.

Pas 22 javëve, Barcelona regjistron 18 fitore dhe katër barazime. Pas Barcelonës, klubet më të mira me statistika janë:

Manchester City – 26 javë, 22 fitore, 3 barazime – një humbje.

Napoli – 23 javë, 19 fitore, 3 barazime – një humbje.

Atletico Madrid – 22 javë, 14 fitore, 7 barazime, një humbje. /albeu.com/

scroll to top