Barcelona/ Nëse vjen De Ligt largohet ky mbrojtës!

barca.jpg

Soccer Football - La Liga Santander - Real Madrid vs FC Barcelona - Santiago Bernabeu, Madrid, Spain - December 23, 2017 Barcelona’s Aleix Vidal celebrates scoring their third goal with Gerard Pique and team mates REUTERS/Sergio Perez

Samuel Umtiti është me një këmbë jashtë Barcelonës.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, Samuel Umtiti është në listën e ngushtë të Arsenalit për ta transferuar gjatë verës.

Mbrojtësi francez është në dijeni se mund të ketë edhe më pak minuta sezonin e ardhshëm me ardhjen e De Ligt dhe për këtë është duke e konsideruar largimin.

Përveç Umtiti, Arsenali është duke i monitoruar edhe Djené (Getafe), Bailly (United), Keane (Everton) dhe Mario Hermoso (Espanyol).

Mediat spanjolle raportojnë se Barça është e hapur ta shesë Umtitin nëse vjen një ofertë prej 40 milionë eurove.

25-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2016. Ai ka bërë 97 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.

scroll to top