Barcelona vazhdon në 1/8 e Kupës së Mbretit

Barcelona e ka eliminuar me lehtësi nga Kupa e Mbretit skuadrën e Villanovense që bën gara në Segunda Division B.
Në përballjen e parë si mysafirë, katalunasit luajtën pa gola, mirëpo në Camp Nou e shkelën kundërshtarin me rezultat 6-1.
Serinë e golave e nisi Daniel Alves me një supergol (4’), për të vazhduar Sandro Ramirez me golin e dytë (21’).
Juanfran shënoi golin që rezultoi i nderit për mysafirët (29’), porse Sandro Ramirez e realizoi edhe golin e dytë personal në gjysmën e parë (31’).
Golin e katërt të Blaugranëve e shënoi Munir El Haddadi në pjesën e dytë (51’).
Në vazhdim, Sandro Ramirez e kompletoi het-trikun (69’), ndërsa për setin e parë realizoi Munir El Haddadi (76’) që ishte goli i tij i dytë personal në këtë sfidë.

scroll to top