Barku i madh – vdekjeprurës!

Në fakt, për një numër të shumtë të arsyeve, është më i rrezikshëm barku i madh në një trup të hollë sesa mbipesha apo obeziteti.

Një studim i publikuar në Annals of Internal Medicine konfirmon këto pohime duke vërtetuar se teprica e yndyrës përreth barkut pavarësisht faktit që dikush është i hollë, mund të jetë vdekjeprurëse.

Obeziteti tashmë është vërtetuar të jetë faktor rreziku për një numër të madh të sëmundjeve si sulmi në zemër, diabeti, kanceri etj. Personat me yndyrë të theksuar rreth pjesës së barkut janë dy herë më shumë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme sesa individët të cilët janë thjesht mbipeshë ose obez. Ky problem ka implikime pothuajse të njëjta edhe tek femrat, të cilat kanë rrezik një herë e gjysmë më të madh sesa femrat mbipeshë dhe obez.

Për ta bërë këtë problem edhe më domethënës është fakti se pacientët të cilët kanë probleme të tilla nuk binden ndaj sugjerimeve dhe terapive eventuale duke përceptuar gjendjen e tyre shëndetësore si të mirë.

Problemi i grumbullimit të yndyrës duket të jetë në faktin që ajo masë yndyrore kalon në mëlçi e cila e transformon atë në kolesterol, i cili kalon në gjak dhe fillon të grumbullohet në arterie. Një grumbullim i madh i kolesterolit në arterie mund të çojë deri tek infarkti.

Një nga format e luftimit të këtij fenomeni duket të jetë ecja për të paktën 50 minuta në ditë dhe ushqimi i përshtatshëm.

scroll to top