BBC: 20 vjet pas, a është i mundur pajtimi i Serbisë me NATO-n

Me t’u afruar 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s, duke se në ajër po ndihet pajtimi, BBC britanike në tekstin me titull “Tani të gjithë bashkë: Serbia dhe NATO kanë pas vetes bombardim “, lidhur me mbajtjen e ushtrimeve civile të Aleancës në Serbi për të sanuar pasojat e situatave të jashtëzakonshme.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë për BBC, siç përcjellin mediet e Beogradit, se po ndien se për Serbinë është koha që t’i shqyrtojë emocionet negative ndaj NATO-s.

 

“Mendoj se e tërë kjo është për shkak të çështjeve emotive – kryesisht për shkak të vitit 1999 dhe Kosovës. Është një gjë për të cilën duhet të punojmë – dhe diçka që duhet të punojmë në të ardhmen. Mendoj se pas një kohe duhet t’i vëmë gjërat në baza racionale. Dhe kjo do të ndodhë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

 

Duke përkujtuar se himni i NATO-s dëgjohet shpesh në Serbi, BBC përmend se himni gjatë kësaj jave ka jehuar në Mlladenovc sepse Serbia për herë të parë ka qenë mikpritës e ushtrimeve të mëdha të drejtuara nga NATO –ja, por thekson se serbët nuk i kanë harruar “aksionet e NATO-s” në vitin 1999.

 

“Vendet tjera të ish –Jugosllavisë ndoshta edhe i janë bashkuar NATO-s, por opinioni publik në Serbi edhe në tej e kundërshton fuqishëm këtë”, thuhet në këtë shkrim.

 

BBC vëren se Vuçiq dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg qëndruan në këmbë derisa intonohej himni derisa prapa tyre qëndronte emblema me flamuri e lidhur serb me atë të NATO- s, ndaj mendohet se kjo skenë “mund të jetë shok për ata që aleat besnike mendojnë Moskën”.

 

Shtohet se Serbia tash e një kohë të gjatë udhëheq politikën e neutraliteti ushtarak dhe e ushtarët e saj rregullisht marrin pjesë në ushtrimet e NATO-s dhe të Rusisë.

 

Përkujtohet se sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se partneriteti me Serbinë është bërë edhe më i rëndësishëm, por thekson se është pyetje nëse Serbia është e gatshme të pranojnë marrëdhënie më të afërta me NATO-n

 

Shtohet se gjatë shëtisë nëpër Beograd, ku vërehen murale kundër NATO- s, pleksen kujtimet për bombardimet dhe se ushtrimet e Serbisë e të NATO-së për të sanuar pasojat e situatave të jashtëzakonshme ende nuk mund të merret si ndryshim lojaliteti.

scroll to top